Fitorja pasditen e se premtes ne kryeqytet ndaj Partizanit ka qene me shume vlere per Vllaznine sepse e mbajti ate ne vallen e pretendimeve, por nga ana tjeter, ndali ekipin kryesues dhe zbukuroi garen.
Ky sukses ka bere qe Andi Lila dhe Oversport te perzgjedhin plot 4 pjestare te Vllaznise ne skuadren me te mire te javes se 16-te te “Abissnet Superiore” dhe aty bejne pjese tre futbolliste si dhe trajneri Josa.
Ky i fundit eshte perzgjedhur trajneri me i mire i kesaj jave dhe sigurisht qe e meriton kete gje. Nderkohe ne formacion ka vend edhe per kapitenin Erdenis Gurishta i cili ndonese po luan si qendermbrojtes, po shkelqen edhe ne kete pozicion.
Perpos tij, pjese e formacionit jane edhe dy sulmuesit anesor, Esat Mala si dhe Mehdi Çoba qe shenoi ate gol shume te rendesishem ne minuten e 90-te duke i dhene fitoren shume te rendesishme kuqebluve.
Pjese e formacionit me te mire te javes jane edhe portieri i Kukesit Halimi, mbrojtesit Janku (Bylis) dhe Sadiki (Erzeni). Per te vazhduar me mesfushoret e qendres L.Vila (Teuta) dhe Hila (Tirana), ndersa ne treshen e sulmit jane perzgjedhur Hasani (Tirana), Jackson (Egnatia) dhe Oshafi (Teuta)./SHKODRA-SPORT.COM/