Ka nga ata që do të bënin gjithçka për të pasur një medalje të artë në shtëpi. Por, jo të gjithë fitojnë në futboll.
Pastaj, ka edhe ata, që në një karrierë 20-vjeçare sollën në shtëpi jo pesë, jo dhjetë, jo njëzet, por më tepër tridhjetë e nëntë trofe: i fundit prej tyre në mbrëmjen e së dielës, më 15 prill.
Dani Alves është lojtari me më shumë trofe të fituar në historinë e futbollit.
Të paktën, në një nivel të lartë, nuk ka njeri tjetër, që të ketë të njëjtin numër medaljesh sa Dani Alves, i cili ka triumfuar në Europë dhe në botë, me ekipe të ndryshme dhe kombëtaren e tij.
Ai ka fituar medalje në Ligën e Kampionëve, në Seria A, në Kupën e Amerikës, në Kupën UEFA. Alves, madje, ka fituar edhe Kupën e Botës, por për U-20.
Dhe, në të gjitha kompeticionet, e vetmja medalje ari që i mungon është pikërisht ajo me kombëtaren e madhe të Brazilit, në Kupën e Botës.
Duke fituar titullin e Ligue 1, pas rezultatit 7-1 kundër Monakos, Dani Alves mori trofeun e tretë francez, duke pritur të radhës, nëse PSG triumfon edhe në Kupën e Francës, gjithashtu.
Në këtë rast për ish-lojtarin e Barcelonës dhe Juventusit do të bëheshin dyzet suksese të tilla në karrierë.
Champions nuk ka ardhur për të në këtë sezon, por mbrojtësi i datëlindjes 1983 do të luftojë për të sjellë në shtëpi medaljen e kampionit të botës. Brazili është një nga tre favoritët e mëdhenj në tokën ruse.
Eshtë debatuar shpesh se kush është fituesi më i madh në historinë e futbollit, por në nivel të totalit të trofeve të fituar, askush nuk e ka “plamaresin” më të mirë se Dani Alves.
Maxwell, Ibrahimoviç, Iniesta dhe Giggs janë ndaluar në kuotën maksimale të 36 trofeve, si dhe ish-legjenda e Liverpool, Kenny Dalglish./telesport/