Trofeu “Luigj Gurakuqi” ka qene aktiviteti shume interesant i zhvilluar ditet e fundit nga Keshilli Studento ne bashkepunim me Shoqaten Sportive te Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi” dhe i mbeshtetur nga te gjitha strukturat e ketij Universiteti, Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj, administratori Admir Uruçi dhe dekani i Studenteve Sebastjan Mjekaj. Aktiviteti eshte organizuar me studentet e te gjitha fakulteteve te ketij Universiteti.
Pjesemarrja nga ana e studenteve ka qene e kenaqshme dhe ndeshjet u zhvilluan me konkurrence dhe emocion te larte. Pati gare te forte sportive ne disiplinat futboll djem dhe volejboll vajza. Moren pjese 10 ekipe ne futboll per djem dhe 4 ekipe ne volejboll per vajza.
Spikaten studentet e Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe Edukimit. Fitues ne disiplinen futboll djem ishte Skuadra e “Edukimit Fizik” perballe “Informatikes”. Ndersa ne disiplinen volejboll vajza skuadra e “Edukimit Fizik” fitoi perballe skuadres “Shqipet-Infermieria”.
Lojtari i ndeshjes ne finalen e djemve ne futboll u vleresua Arjet Bizi, ndersa lojtarja e ndeshjen ne finalen e volejbollit te vajzave ishte Rovena Rranxburbaj. Ekipi fitues i çmimit “Fair Play” ne futboll per djem ishte skuadra “Eagles-Fizioterapia”.
Presidenti i Keshillit Studentor Bendis Prendi duke folur ne perfundim te ketij aktiviteti eshte shprehur keshtu per mediat: “Dua te falenderoj strukturat drejtuese te Universitetit te Shkodres per mbeshtetjen qe na kane dhene per organizimin e ketij aktiviteti. Po ashtu falenderoj edhe Shoqaten Sportive te Universitetit te Shkodres me drejtues Dr. Fatjon Nurja per ndihmesen e dhene per kete aktivitet.
Po ashtu nuk mund te rri pa falenderuar edhe arbitrat te cilet me seriozitet e profesionalizem te larte kontribuan qe ndeshjet te jene plot emocion dhe korrektese. Po ashtu dua te falenderoj edhe Organizaten Shqiptare te Urdherit te Maltes me Dr. Maranaj Marku, per mundesimin e ambulances dhe stafit mjeksor per gjate gjithe aktivitetit. Gjithashtu, falenderoj studentet qe moren pjese denjesisht ne kete aktivitet”./www.shkodrasport.com/