Vllaznia fitoi dje me Laçin 2-1 pas 120 minutave lojë në finale, duke fituar Kupën e Shqipërisë. Në “Air Albania”, shkodranët përmbysën kurbinasit me golat e Hoxhaj dhe Adilit, duke mbajtur sërish trofeun e Kupës për të dytin vit radhazi.

Një nga heronjtë e këtij takimi, vlonjati Ardit Hoxhaj duket se do jetë pjesë e shkodranëve edhe për sezonin që vjen. Sulmuesi anësor ka rinovuar edhe për një tjetër sezon me kuqeblutë, duke qëndruar në Shkodër për vitin e tretë radhazi.

“Me duhet t’u jap lajmin se edhe sezonin e ardhshem do te jem serish pjese e Vllaznise. Pak dite me pare kam rinovuar kontraten dhe do te vazhdoj te luaj serish ne Shkoder”- eshte shprehur Hoxhaj.

Tej ofertave nga Turqia verën e kaluar, duket se financat e shëndosha në Shkodër kanë bërë që titullarët mos e mendojnë largimin dhe të pranojnë kontratat e reja.

Pas Hoxhajt ne ditet ne vijim priten edhe rinovime te tjera te disa prej lojtareve me te rendesishem te skuadres. Puna duhet te nise menjehere sepse ndeshjet europiane jane ne prag.