Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, edhe pse ka pak ditë në stolin e ekipit pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, duket optimist se skuadra e tij do të arrijë të luftojë për rezultat ndaj Vllaznisë.

Shkodranët janë përballur me disa probleme së fundmi për shkak të bojkotit për rrogat, por tekniku i ekipit vlonjat nuk beson se kjo do të ndikojë në sfidën e nesërme mes dy skuadrave.

“Mund të themi se jemi gati referuar përgatitjeve që kemi bërë, fatmirësisht nuk kemi patur probleme të mëdha me dëmtimet. Na duhet të përballemi me Vllazninë në një ndeshje të vështirë, por do të kërkojmë rezultat.

Nuk e besoj situatën te ekipi kundërshtar për atë që është folur te ekipi kundërshtar sa i përket problematikës së tyre për pagat. Nuk e besoj aspak dhe nuk duhet të mendojmë se diçka e tillë do të ndikojë te Vllaznia. Çfarë është folur nuk është lidhur aspak me fushën”, tha ai sot.

“Ne do të luajmë për veten tonë dhe do të respektojmë kampionatin deri në fund, jemi në vendin e fundit të renditjes por kjo nuk do të thotë asgjë”, deklaroi trajneri brazilian i cili nuk do të ketë në dispozicion Sukajn, Sarris dhe Nebihin, me dy të fundit që nuk kanë pranuar të luajnë pa u paguar pagat e prapambetura. /vipsport/