Deri në këtë pikë të sezonit ai ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 15 asist, është një nga lojtarët më të mirë në Evropë dhe rreth pas një muaji mund të luajë edhe në finalen e Champions League.
Aktivizohet (edhe ai) me Liverpool, është brazilian dhe nëse nuk do të ishte për formën e jashtëzakonshme të Mohamed Salah, ai ndoshta do të ishte një nga lojtarët më të ndjekur në botë.
Sigurisht që po flasim për Roberto Firmino, numri 9 i Reds që së bashku me Mané dhe Salah po e tërheqin ekipin drejt një objektivi ndoshta të pa imagjinuar në fillim të këtij sezoni.
Kontributi i tij në dhomën e zhveshjes të Liverpool dhe rëndësia e tij në mekanizmat e lojës së Klopp janë komponentë jetikë për synimet e klubit anglez.
Firmino megjithatë, ndryshe nga të tjerët, ka dalë nga hiçi. Ose më mirë, nëse tani sulmuesi brazilian vlerësohet më shumë se 60 milionë euro,
merita i takon pothuajse tërësisht ekipit të vëzhguesve të skuadrës gjermane të Hoffenheim, ekipi që e zbuloi atë dhe i dha mundësinë për të provuar vlerat e tij në një skenë shumë të rëndësishme, siç është Bundesliga.
Në vitin 2011 Roberto luante për Figueirense dhe nëse nuk do të ishte për Football Manager (lojë shumë e famshme), nuk do ta dinim kurrë se kush ishte ai.
E zbuluam atë në lojë, për të cilën unë dhe një koleg imi ishim të apasionuar dhe kështu, pasi e vëzhguam për një kohë të gjatë, u paraqitëm tek klubi brazilian me një ofertë prej 4 milionë eurosh. Pjesa tjetër, dihet. ”
Po, e keni lexuar saktë. Firmino për suksesin e tij i detyrohet Football Manager dhe vizionit të Lutz Pfannenstiel, vëzhguesit gjerman i cili ishte i pari që besoi tek braziliani.
Pakkush e mban mend që Lutz Pfannenstiel në vitin 2006 ka luajtur për Vllazninë, si kërkesë e trajnerit gjerman Ulrich Schulze, ndonëse ku u aktivizua pak muaj. Pfannenstiel luajti deri në moshën 44-vjeçare, duke u aktivizuar për 25 ekipe, një rekord botëror. /EDS/