Kur jemi 7 ditë para Botërorit nga Argjentina ka ardhur një lajm befasues. Duket e çuditshme por sipas gazetës ‘Ole’ si pasojë e anulimit të ndeshjes miqësore me Izraelin ‘albiçelestët’ mund të mbeten jashtë Kupës së Botës.
Gjithçka si pasojë e “COMTEC”, e cila ishte organizatorja e kësaj sfide. Përfaqësuesit do t’i kërkojnë FIFA dënimin e ashpër për Argjentinën, pasi pretendojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me diskriminim fetar.
Duket e vështirë që FIFA të marrë këtë vendim pak ditë para se të nisë Botërori, por avokatët sipas “Ole” po e ndjekin nga afër çështjen.