Një lajm i fundit ka tronditur botën e futbollit. Futbollisti i Juventusit Daniele Rugani rezulton pozitiv me koronavirus.

Pas publikimit të rezultateve mjekësore, e gjithë skuadra e Juventusit pritet të dërgohet në karantinë.

Lajmi është dhënë nga klubi bardhezi në minutat e fundit.

Gjithashtu, klubi italian komunikon se bazuar në protokollin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, skuadra dhe të gjithë personat që kanë kontakte me Ruganin do të dërgohen në karantinë.