Sikur mos të mjaftojë momenti i vështirë në aspektin e rezultateve, me Shqipërinë që nuk ka aktualisht asnjë peshëngritës brenda normës olimpike për “Paris 2024”, shtanga kuqezi vijon të njolloset nga skandalet e dopingut.
Sipas “Panorama Sport”, në njoftimin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Testimeve (ITA), Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv ndaj substancave të ndaluara në testimin e bërë më 19 prill 2023, periudhë kjo kur 31-vjeçari ishte pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian që asokohe po mbahej në Jerevan të Armenisë.
Në njoftim thuhet se Godelli ka rezultuar pozitiv me substancën enobosarm. Ky është një rast i përsëritur për peshëngritësin shqiptar, i cili edhe në vitin 2014 është dënuar pasi ka rezultuar pozitiv me doping.