Te PSG-ja kanë ngritur në këmbë Kilië Mbapenë, ndonëse ende jo në 100 për qind të forcës, por mesa duket, problemet me dëmtimet vazhdojnë në rend të ditës.

Në infermieri, ku qëndron i shtruar Marko Verrati, italianit i janë bashkuar edhe Kejlor Navas e Tiago Silva.

Portieri e mbylli përpara kohe ndeshjen me Atalantën për një problem në gju dhe nuk ka shfaqur përmirësime. Ndërsa mbrojtësi ka një tërheqje, e cila edhe pse joserioze, e mban në dyshim për gjysmëfinalen me Lajpcigun.

Ndërkohë së fundmi mësohet se Navas do të mungojë kundër Lajpcig në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet ditën e martë.

Portieri kostarikan, nuk është stërvitur me skuadrën ditën e sotme, teksa shanset për një mrekulli janë të pakta. Vendin e tij pritet ta zërë portieri Riko.