10 profesionistë kinezë të sportit të snooker do të dalin përpara gjykatës pasi dyshohet se kanë trukuar një numër të madh përballjesh nderkombëtare.
Presidenti i World Tous Snooker, Harry Bearns thekson se ky fakt nuk e njollos sportin e snooker ndërsa kalendari i ndalesave të botërorit do të vijojë normalisht.
Mes 10 te dyshuarve është edhe kampioni i Britanisë së Madhe, Zhao Xintong por edhe ish-kampioni Yan Bingtao.
Nëse 10 të akuzuarit, që të gjithë sportistë kinezë por pjesëmarrës në aktivitetet ndërkombëtare, rezultojnë fajtorë, atëherë ata rrezikojnë përjashtim të përjetshëm. Sipas mediave, shumat e përfituara prej tyre për shkak të trukimit të ndeshjeve, kalin vlerat e dhjetra milionë dollarëve.