Ndeshje e madhe dhe e rëndësishme ajo mes Real Madrid dhe PSG, me trajnerin gjerman të kampionëve të Francës, Thomas Tuchel që rikthehet të flasë në vigjilje.

Trajneri gjerman ka analizuar situatën në kampin parisien para sfidës së rëndësishme ndaj Los Blancos, e vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve të Champions League.

“Ne duhet të bëjmë shumë zgjedhje nesër, por njëherësh kemi edhe shumë mundësi për të zgjedhur. E kam fjalën për shanset për të zgjedhur nesër në mëngjes, sepse nuk besoj se duhet të vendosim që sot”.

“Angel dhe Mauro po luajnë në mënyrë të jashtëzakonshme, madje edhe kur Mbappe ishte i dëmtuar kemi fituar 4 ndeshje. Kylian nuk u desh ta niste si titullar me ne në Champions dhe Neymar nuk luajti në Champions, kështu që mund edhe të luajmë me të gjithë skuadrën, apo mund të mos jemi në gjendje të luajmë me të katërt ata”.

“Mund të jetë e vështirë për mua që të vendos, por është pozitive sepse nënkupton që janë të gjithë të gatshëm dhe në formë, ndaj po. Unë mund të marr vendimin e vështirë, por jam shumë besimplotë për futbollsitët e mi dhe për marrëdhëniet e tyre”.

“Jam i bindur se jemi gati të pranojmë vendime të vështira, njëherësh të vështira, si për skuadrën ashtu edhe në aspektin individual. Besoj se futbollsitët janë inteligjent për të pranuar se ndonjëherë është e domosdoshme, veçanërisht përballë skuadrave si Real Madrid”, deklaroi ndër të tjera Tuchel./telesport/