Në prag të ndeshjes kundër Werder Bremen, trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel foli në një konferencë për shtyp për objektivat e kësaj merkatoje.

Më tej tekniku i kampionëve të Gjermanisë theksoi se është pak e vështirë për të afruar në janar lojtarët që dëshiron, por shtoi se nuk ndahen nga objektivat e tyre.

“Ne gjithmonë kërkojmë më të mirët, lojtarë të rinj, të bukur dhe të suksesshëm (qesh), por situata është e pasigurt. Klubet e tjera padyshim kanë të njëjtat objektiva si ne.

Kjo është arsyeja pse merkato e janarit është më e komplikuar se ajo e verës. Synimet i kemi të qarta, por edhe nëse nuk i arrijmë tani, ne nuk do të devijojmë nga objektivat tona”-deklaroi Tuchel.