Thomas Tuchel do të debutojë në stolin e Anglisë pikërisht ndaj Shqipërisë së Sylvinhos, në sfidën e parë kualifikuese të Botërorit 2026 dhe kurioziteti është i madh mbi formacionin që do të zgjedhë si titullar në “Ëembley” më 21 mars por gjithashtu edhe për skemën (rreshtimin taktik) që do të përdorë edhe pse sipas karrierës që gjermani ka pasur, tre janë opsionet që i kemi parë të aktivizojë: 4-2-3-1, 3-4-2-1 dhe 4-3-3.

Duke folur të premten e kaluar, vendosi shumë pikëpyetje, por tha se stili i lojës së ekipit të tij ‘duhet të pasqyrojë Premier League’. “Ne nuk duhet të përpiqemi të kopjojmë kombe të tjera ose stile të tjera,” tha Tuchel. “Kjo vetëm pasqyron vlerat e vendit me ligën më të fortë në botë, Premier League. Ne do të përpiqemi të zbatojmë një stil të drejtpërdrejtë, sulmues dhe do të përpiqemi të rrisim ritmin dhe intensitetin e lojës sonë.”

Pra, si mund të zbresë në fushë Anglia? Sipas TalkSport, 4-2-3-1 është formacioni i preferuar i Tuchel dhe ishte ajo që ai përdori për pjesën më të madhe të rolit të tij më të fundit si trajner i Bayern Munich.

Me dy shtyllat e mesfushës, ai ofron qëndrueshmëri mbrojtëse dhe lejon një mesfushor të dalë përpara dhe të operojë midis linjave. Por, le të fillojmë nga prapa dhe Jordan Pickford është një lojtar që do të marë rolin si portieri nr. 1 i Anglisë.

Në krahun e majtë, gjërat bëhen pak interesante duke pasur parasysh mungesën e mbrojtësve të majtë për shkak të një sërë lëndimesh. Myles Leëis-Skelly, një mesfushor por i kthyer në një mbrojtës të majtë nën drejtimin e Mikel Arteta-s te Arsenal, ka një shans të madh për të bërë debutimin e tij në Angli.

Heroi i finales së Carabao Cup, Dan Burn, si dhe Levi Colëill dhe Tino Livramento, janë gjithashtu të aftë të luajnë në krahun e majtë, por duke pasur parasysh se Leëis-Skelly është paraqitur vazhdimisht në atë pozicion, ai duket se do të marrë titullarit.

Në qendërmbrojtësin e djathtë, Marc Guehi i Crystal Palace është gati i sigurtë për të luajtur duke qenë se ai ka startuar në 12 nga 15 ndeshjet e fundit të Anglisë. Sa i përket partnerit të Guehi në qendërmbrojtësin e majtë, Colëill dhe Burn janë kandidatët e mundshëm.

Por duke pasur parasysh përvojën e Colëill – megjithëse të shkurtër – në nivel ndërkombëtar dhe pasi ka luajtur më parë pranë Guehi, është opsioni i sigurt për Tuchel në ndeshjen e tij të parë.

Megjithëse mund të ketë një tundim për të zgjedhur heroin e Neëcastle në Ëembley në finalen e fituar me Liverpool, Burn, i cili shënoi golin e hapjes në triumfin historik.

Kyle Ëalker, i cili ka 93 paraqitje për Anglinë, është një tjetër zgjedhje e arsyeshme për Tuchel. Edhe pse ai mund të mos posedojë të njëjtat shpërthime shpejtësie që kishte, mbrojtësi 34-vjeçar i Milan shton shumë përvojë dhe do të jetë një garanci dhe lidership për të ndihmuar prapavijën të zbatojë udhëzimet e Tuchel.

Në mesfushë ka shumë emra, por Tuchel mund t’i besojë përvojës dhe gjithashtu sigurisë që ai ka duke aktivizuar sigurisht Declan Rice por pranë tij duhet të luajë Henderson, në mënyrë që të ketë kështu licencën për të sulmuar Bellingham përpara duke iu bashkuar treshes pas krahëve të Harry Kane të përbërë edhe nga Phil Foden në të djathtë dhe Rashford në të majtë.