‘E ardhmja e PSG e Thomas Tuchel është në dyshim pas humbjes përfundimtare të Champions League nga Bayern Munich … dhe klubi do të synojë ish-shefin e Juventusit Massimiliano Allegri nëse ata shkarkojnë gjermanin’.

Mesfushori ofanziv Kingsley Coman shënoi golin e vetëm në finalen e Lisbonës për t’ia dhënë klubit gjerman Bayer Munich “tripletën”, apo titullin e gjashtë evropian, për tu barazuar me Liverpool dhe afruar në -1 nga Milan.

Tuchel e udhëhoqi mirë klubin francez PSG drejtë finales, e cila përfshinte fitoret ndaj Borussia Dortmund dhe Atalanta në dy raundet e para me knockout dhe një triumfin gjysmëfinal ndaj RB Leipzig. Por, gazetari Gianluca Di Marzio i tha Sky Sports Italia se shefat e PSG po diskutojnë mundësinë e shkëputjes së kontratës me trajnerin gjerman pas humbjes dhe emërimin e Massimiliano Allegrit si zëvendësuesin e Tuchel.

Tuchel ka qenë në krye të gjigandëve të Ligue 1 që nga viti 2018 dhe ka fituar tituj vendor, si dhe Kupën Franceze dhe Kupën e Ligës këtë vit. Trajneri 46-vjeçar, i cili ishte në Borussia Dortmund para se të transferohej në Paris, ka fituar 80 nga 104 ndeshjet e tij në krye të PSG – me mbi 76% të tyre.

Klubi francez po humbet gjithashtu kapitenin Thiago Silva këtë verë, me mbrojtësin brazilian të vendosur të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare në skuadrën e Premier League Chelsea.

Trajneri italian është emëruar gjithashtu si menaxher i mundshëm në Inter, nëse klubi do të heqë dorë nga Antonio Conte, i cili e humbi finale e Europa League nga Sevilla këtë javë.

Në Juventus, Allegri fitoi pesë tituj radhazi në Serie A, duke përfshirë katër dyshe të ligës dhe kupave me radhë, ndërsa ai gjithashtu arriti në dy finale të Champions League me klubin Torino. Megjithatë, në Itali thonë se Allegri po e prêt Interin e jo PSG.