Çelsi është fituesja e Ligës së Kampioneve për edicionin 2020-2021. Skuadra e cila e nisi sezonin me Frenk Lampard, duhet të falënderojë shumë PSG-në që bëri gafën duke larguar Tomas Tuhel.

Nën drejtimin e gjermanit, skuadra u kthye në rrugën e duhur dhe bëri të vetin edhe trofeun më të lakmuar për klube në Europë.

Një triumf që ka ardhur në finalen përballë Mançester Sitit i cili kishte dominuar futbollin në Angli e ishte favorit absolut, por në finale nuk u shfaq si i tillë.

Mançester Siti-Çelsi 0-1

43′ Havertz

Mançester Siti (4-3-3): Ederson; Uoker, Reuben Dias, Stons, Zinçenko; De Bryjn, Gyndogan, Foden; Mahrez, Bernardo Silva, Sterling.

Çelsi (4-2-3-1): Mendi; Azpilikueta, Rudiger, Tiago Silva, Çilluell; Zhorzhinjo, Kante; Xhejms, Havertz, Maunt; Verner.