Anglia është kualifikuar për herë të dytë radhazi në finalen e madhe të Europianit, teksa arriti një fitore dramatike 1-2 në Dortmund ndaj Holandës.

Sfida filloi me ritëm të lartë, teksa “tulipanët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e shtatë, falë një finalizimi perfekt të Simons. Britanikët reaguan shumë shpejt, duke fituar penallti me Kejn, të përkthyer në gol nga vetë sulmuesi. Minutat e fundit të fraksionit dhuruan emocione të mëdha, shtylla ndali Dumfris, ndërsa në krahun tjetër, po shtylla i tha jo Fodenit.

Pjesa e dytë rezultoi disi më e vakët. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pikford, portieri reagoi mjaft mirë.

Goli i suksesit për ekipin e Southgejt u realizua në të 90-tën, me Uatkins që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer. Në finalen e madhe, Anglia do të gjejë Spanjën, takim ky që luhet me 14 korrik në Berlin. Një finale e gjitha mbretërore.

WhatsApp Image 2024-07-10 at 23.06.58

FT: HOLANDË – ANGLI 1-2

Simons 7′ / Kejn 18′, Uatkins 90′