Elbasani dhe Tirana u ndanë në barazim 1 me 1 në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Golin e vetëm për verdheblutë e shënoi Ardit Hila nga penalltia.

Pas ndeshjes foli pikërisht mesfushori i Elbasanit.

“Me thënë të drejtën kisha emocione, si rralë herë, kam gjuajtur dhe te Durrësi si lojtar i ri, por sot kisha emocione përballë publikut tim, të shumtë në numër dhe i falenderoj, por dhe ish-ekipit tim për 2 vite. Kisha emocione, por e shënova gol.

Nuk është se nuk kemi bërë lojë dhe sot i kishim rastet, kundërshtari nuk goditi asnjëherë. Duhet të finalizojmë rastet, të jemi më të qetë dhe me kalimin e kohës duhet rregulluar.

Mendoj se kemi njëfarë presioni, sidomos ne që jemi disa lojtarë nga Elbasani me gjithë këtë publik, që e kanë pritur shumë vite, sidomos ndeshjen me Tiranën. Duhet të mësohemi me faktin që stadiumin e kemi plot në çdo ndeshje, ta marrim për karikim. Ka lojtarë që mund ta vuajnë këtë pjesë”, u shpreh Hila për RTSH