Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mosha U-16 e drejtuar nga trajneri i përfaqësueses U-17, Dzemal Mustedanagic, do të marrë pjesë në turneun e organizuar në San Marino “UEFA U-16 Development”, në datat 19-24 prill 2018.
Trajneri Mustedanagic, në lidhje me këtë turne, deklaroi:
“Kjo është një moshë delikate dhe ka përherë ndryshime, pasi janë në moshë rritjeje, në këtë grumbullim jam munduar të marr 50 % të futbollistëve nga Shqipëria dhe 50 % nga jashtë.
Është një brez i mirë që premton për të ardhmen. Ky turne do të jetë një test për ecurinë e kësaj grup-moshe për t’u bërë pjesë më pas në përfaqesuesen U-17 dhe me radhë.
Do të shikoj futbollistët që janë më mirë dhe sigurisht do të largohen ata që nuk kanë formën e duhur.
Nuk përjashtoj ndonjë afrim të ri, nëse dikush do të performojë në nivelin e duhur.
Vitet e fundit niveli i futbollit në Shqipëri ka ardhur në rritje dhe kjo tregohet edhe në ekipet kombëtare.”
Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë: Shqipëria, Armenia, Italia dhe San Marino.
Datat dhe oraret e ndeshjeve:
20 prill: Shqipëri-Itali, ora 13:00
22 prill: Shqipëri-Armeni, ora 18:00
24 prill: Shqipëri-San Marino, ora 11:00
Ne listen e lojtareve te grumbulluar per kete turne, bejne pjese edhe dy futbolliste te Akademise Vllaznia, pikerisht mesfushori Arsen Elbasani dhe sulmuesi Klevis Dragaj.
Po ashtu, pjese e saj eshte edhe nje tjeter futbollist nga Shkodra, pikerisht sulmuesi i ekipit me te njejtin emer, Ardit Nikaj.