Mbi 200 sportistë nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës kanë marrë pjesë në turneun e 11-të ndërkombëtar i moshave “Nënë Tereza” në xhudo. Ky aktivitet i organizuar gjatë ditës së dielë nga “Albania Xhudo Kodokan” me ndihmën e Bashkisë Shkodër nga viti në vit po merr përmasa edhe më të mëdha por sipas organizatorit të saj, të mirënjohurit Anton Shkoza, vështirësitë kanë qenë jo të vogla, megjithatë ia kanë dalë ta organizojnë edhe këtë vit.

E pranishme gjatë këtij aktiviteti ka qenë edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e cila në një prononcim për mediat ka vlerësuar organizime të tilla që i vlejnë edhe qytetit dhe po ashtu ka ofruar edhe mbështetjen e institucionit që ajo drejton. Turneu “Nënë Tereza” është shoqëruar me një rivalitet të madh të sportistëve pjesmarrës duke konfirmuar edhe njëherë faktin se mbetet aktiviteti më i rëndësishëm që zhvillohet në Shqipëri për sportin e xhudos.
www.shkodrasport.com

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/te8Vd6HUtPo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]