Vllaznia ka triumfuar mes spektaklit dhe tensionit ndaj Tiranës. Shkodranët kanë fituar 4-3 në Lushnje në një ndeshje që foli në favorin e tyre.

Bekim Balaj, Esat Mala dhe Ildi Gruda arritën të shënojnë golat vendimtarë për kuqeblutë, ndërsa për bardheblutë Bajrovic ishte autor i dy golave, e Ndreca shënoi një tjetër.

Në këtë sfidë nuk munguan tensionet, pasi tifozët e Tiranës goditën me sende të forta lojtarët e Vllaznisë në momentin që po festonin golin e 4-të.

Esat Mala mbeti i dëmtuar, i cili me ambulancë është nisur drejt spitalit.

TIRANA – VLLAZNIA 3 – 4 (Bajrovic 56′, 103′ Ndreca 107’/ Balaj 8′, 18′, Mala 34′, Gruda 66′)