Vedat Muriqi është shumë pranë kalimi në Rusi, aq sa mediat turke e bëjnë fakt të kryer këtë gjë duke zbuluar dhe shifrat e transferimit.

Lajmet thonë se kosovari do të jetë pjesë e skuadrës së CSKA Moskës se bashku lojtarin e Lilës, Jusuf Jazicin.

Operacioni pritet të jetë një huazim për 2.5 milionë euro  dhe me të drejtë blerjeje për 8 milionë.

Për momentin nuk ka asnjë zyrtarizim nga klubet, por tashmë dihet që Muriqi nuk është pjesë e planeve të trajnerit të Lacios, Mauricio Sarri.