Vllaznia eshte ne gare per te dy trofete e ketij sezoni, por ne fakt deshira e madhe e tifozeve te saj eshte fitimi i titullit kampion. Kete thote edhe kryetifozi Tuti Rrahmani. Nje gje te tille e ka shprehur ne emisionin “Sport Show” ku ka qene i ftuar. Ai fillimisht eshte ndalur tek ndeshja e fundit me Teuten dhe ecurine e deritanishme te skuadres.
“Jam shume i kenaqur me fitoren e fundit te Vllaznise ne Durres, po ashtu jam shume i kenaqur edhe me ecurine qe ka patur skuadra prej fillimit te sezonit dhe deri tani. Jam shume i kenaqur edhe me perberjen qe kemi, duke filluar nga portieri e duke perfunduar tek legjenda jone, Bekim Balaj qe eshte lideri i vertete i kesaj skuadre.
Ajo qe po pelqej eshte konsolidimi i nje katersheje shume te bukur, me Balajn siç e thashe, me Malen, Krymin- shkodranin tone te vertete dhe po ashtu edhe nje djale te ri qe sot eshte duke e gezuar Shkodren, Dodajn te cilit i uroj shume suksese ne karrieren e tij.
Per ndeshjen ne Durres nuk duhet te themi se ishte Teuta dobet, por ishte Vllaznia mire. Edhe ndaj Egnatias, pavaresisht se humbem, kemi bere nje pjese te dyte te mire dhe e kemi merituar te pakten nje barazim. Ne Korçe kemi bere nje ndeshje shume te mire, prandaj dhe e thashe qe jam i kenaqur me ecurine e skuadres”- eshte shprehur nder te tjera Tuti.
Nderkohe duke folur per ndeshjen e neserme ndaj Elbasanit per kupe, kryetifozi i Vllaznise shton: “Deshira ime e madhe eshte ta marrim kampionatin sivjet. Por kjo nuk do te thote se nuk duhet te jemi te perqendruar tek kupa dhe prandaj duhet qe neser te tentojne te marrin nje rezultat pozitiv. Ndersa sa i takon ndeshjes se fundjaves per kampionat ndaj Bylisit, e konsideroj shume te veshtire dhe duhet te bejme kujdes ndaj tij”