Tuzi: Qerimaj do sigurojë një vend për në Olimpiadë
Me 5-13 nentor ne Paris te Frances zhvillohet kampionati Botetor i peshengritjes dhe ne kete aktivitet shume te rendesishem te shtanges merr pjese natyrshem edhe ekipi perfaqesues shqiptar. Ne rradhet e tij natyrisht qe nuk mund te mungonte nje nga sportistet me te mire te vendit, pikerisht shkodrani Erkand Qerimaj. Forma e ketij sportisti duket e mire dhe objektivi i tij eshte shume i rendesishem: zenia e nje vend qe siguron te drejten e pjesmarrjes ne Lojerat Olimpike te vitit te ardhshem qe zhvillon ne Londer. Kjo gje eshte mese e mundshme dhe kete e thote trajneri i Vllaznise Muhamet Tuzi, ai qe e ka stervitur Qerimajn gjate gjithe veres. Ai e njeh mire kete sportist, e ka ndjekur edhe ne seancen e se enjtes ne Tirane dhe prandaj ka shume besim tek suksesi i tij. Kete optimizem Tuzi e ka shprehur edhe per www.shkodrasport.com kur ka thënë: “Erkandi gëzon një formë të mirë sportive dhe kam shumë besim se në Paris do të arrij rezultatet e tij më të mira. Sfidën ai këtë herë e ka me veten. Nëse arrin rezultatet e tij, me shumë mundësi do të zërë një vend të mirë në këtë Botëror dhe çka është më e rëndësishmja, do sigurojë një biletë për në Lojërat Olimpike të Londrës vitin e ardhshëm”. Gara e Qerimajt do të jetë më datë 10 nëntor në orën 16.30.