Ekipi i Vllaznisë në peshëngritje do të kërkojë të mbrojë titullin kampion sërish.Në vitin 2010 dhe 2011, ky ekip është shpallur kampion i Shqipërisë për të rritur. Të njëjtën objektiv ky ekip ka edhe për vitin 2012. Kampionati i këtij viti zhvillohet në datat 3-4 mars në qytetin e Durrësit dhe njëri nga trajnerët e Vllaznisë, pikërisht Muhamet Tuzi, është optimist për suksesin e rradhës. Ai e ka shprehur këtë gjë edhe për gazetën online www.shkodrasport.com kur ka thënë: “Objektivat tona janë të qarta dhe besoj shumë tek suksesi edhe në këtë kampionat. Këtë besim e kam nisur nga stërvitja që është bërë dhe kontigjenti i sportistëve që kemi në dispozicion. Gjatë kësaj periudhe është punuar mirë dhe kjo punë shpresojmë të shpërblehet me vendin e parë në kampionatin e rradhës”. Besimin per suksesin e rradhes, trajneri Tuzi e bazon tek sportistet dhe forma e tyre sportive. Ai ka deklaruar se Vllaznia merr pjese me perberje te plote teksa ka evidentuar e dhe sportistet qe do marrin pjese ne garat e Durresit. Duke filluar nga Erkand Qerimaj, Marjan Bregu, Isa Bala, Xhulio Prroni, Gridi Jahja, për të vazhduar me dy të rinjtë, Emanuel Lushin dhe Flogert Malin, të cilët pretendojnë të kapin normat e kategorisë së parë në këtë kampionat.Vllaznia në peshëngritje kësisoj është në prag të suksesit të rradhës për t’u shpallur kampione e vendit sërish. Kjo tregon punën e mirë që bëhet nga trajnerët Genc Barkiçi, Muhamet Tuzi e Artua Lagja por edhe sportistët e këtij ekipi.

www.shkodrasport.com