Dita e djeshme e ka pare skuadren e shqiptareve te Tuzit ne Malit te Zi, ne vendin e pare te renditjes. Pas ndeshjeve te javes se 22-te te kampionatit, ato kryesojne renditjen me 42 pike, nderkohe qe ndjekesja me e afert- Buduçnost ndodhet ne vendin e dyte me dy pike me pak.
Ndeshjet e djeshme kane rezultuar me fat per tuzianet. Ato kane luajtur ne transferte ndaj ekipit Mlladost dhe kane fituar me rezultatin e paster 3-0, me golat e shenuar nga Matiç, Bozhanoviç dhe Sharkiç.
Nga ana tjeter, ekipi qe kryesonte renditjen deri dje- Buduçnost, luante ne fushen e tij ne Podgorice ndaj ekipit Jezero, duke u mundur me rezultatin 0-1. Nje rezultat qe ka befasuar kryeqytetasit te cilet ne kete menyre jane detyruar t’u leshojne kreun tuzianeve.
Keta te fundit jane te vendosur per te tentuar titullin kampion kete sezon, çka do te ishte i pari ne historine e ketij klubi. Investimi i bere nga presidenti prej disa vitesh e ka ofruar ate me titullin dhe ne vitet e kaluar Deçiç dy here eshte shpallur nenkampion dhe sivjet duket se ka ardhur momenti per te festuar titullin./SHKODRASPORT.COM/