Ekipi kombëtar U-15 nis grumbullimin 4-ditor në rezidencën e ekipeve kombëtare në “Tropikal”.
Trajneri i kësaj moshe Eqerem Memushaj, ka grumbulluar 24 lojtarë, të gjithë të datëlindjes 2004, ku shumica dërrmuese e tyre janë lojtarë të kampionatit shqiptar të kësaj moshe.
Në listën e trajnerit Memushaj spikasin edhe lojtarë që luajnë jashtë vendit, si në Itali, Maqedoni dhe Greqi. Ne kete liste ben pjese edhe nje futbollist i Akademise Vllaznia, pikerisht Arval Maliqi.
Natyrisht shume pak sepse me kete grupmoshe, ka edhe elemente te tjere qe mund te ishin pjese e kesaj kombetareje por mund te shtohen ne te ardhmen.
Përpara gazetarëve, trajneri Memushaj u shpreh:
“Ky grumbullim është në vazhdën e një plani vjetor të ekipeve kombëtare dhe që më shërben jo pak për të vëzhguar dhe vlerësuar situatën e lojtarëve.
Po kështu nga ana tjetër do të shohim mundësitë që të zhvillojmë 2 teste miqësore për të parë harmonizimin e lojtarëve ne fushë.
Grumbullime të tilla janë planifikuar edhe në muajt në vijim, përfshirë edhe ndeshjet miqësore ndërkombëtare.”
Pas skuadrës përfaqësuese U-15, ditën e diel nis grumbullimin edhe ekipi kombëtar U-17 në drejtimin e trajnerit Mustedanagic.