Ernest Muçi është padyshim një nga lojtarët më të spikatur, jo vetëm tek Legia e Varshavës, por në të gjithë ligën e Polonisë. Ish-i i Tiranës gjithashtu është një nga lojtarët më me prespektivë tek Kombëtarja kuqezi.

Pasi u shfaq protagonist me fanellën e Legias në Conference League, duke u bërë makth për Aston Villan, ku në dy ndeshje ndaj këtyre të fundit shënoi tre gola, Muçi ka arritur të tërheqë vëmendjen e klubeve angleze.

Sipas “Transfermarkt”, ekipi londinez i Fulham po vëzhgon situatën e Muçit.

Faqja e njohur e tansferimeve të lojtarëve, tregon se së fundmi ka interes nga Fulham për shërbimet e talentit shqiptar.