Goli deçiziv në derbin e Milanos ka “shenjtëzuar” talentin Patrick Cutrone. Që nga debutimi i tij me ekipin e parë te Milan, Cutrone regjistron 23 ndeshje të luajtura dhe 9 gola të realizuar. Grinta e tij e jashtëzakonshme ka rënë si një vetëtimë në zemrën e trajnerit kuqezi, Gennaro Gattuso që beson shumë te sulmuesi i talentuar i “Djajve”. Numri 63 i kuqezinjve, çdo herë që futet në fushë lë zemrën, njëlloj sikurse bënte në të kaluarën edhe ai që aktualisht është trajneri i skuadrës së Milan.
Një performancë spektakolare kjo e Cutrone, e mbështetur nga statistika të jashtëzakonshme që ka bërë të gjitha mediat italiane ta shndërrojnë në kryefjalën e futbollit italian dhe titullin kryesor të gazetave.
Pikërisht kështu ka bërë edhe “Corriere della Sera”, që ka rikujtuar se sulmuesi është blerë për vetëm 15 mijë euro për tu “grabitur” nga ekipi i të rinjve të Inter, ndërkohë që vlera aktuale e tij sot përllogaritet të paktën 40 milionë euro.