Juventus po triumfon me shifrat 4-0 ndaj Udineses në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.
Kualifikim i siguruar për bardhezinjtë, të cilët kanë kohë të aktivizojnë edhe dikë që ndoshta ishte harruar nga tifozët.
Bëhet fjalë për Marko Pjacën, i cili 4 vite më parë u ble për 23 milionë euro nga Dinamo Zagreb.
Kroati u fut në lojë në vend të Dybalas në minutën e 75-të. Një rikthim ky pas gati 3 vitesh pa luajtur me Juventusin. Pikërisht në 19 mars 2017 ka qenë ndeshja e fundit me fanellën bardhezi./telesport/