Mbrojtësi i Partizanit, Sembene Saliou, i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Senegalezi u dëmtua në krah në ndeshjen e Partizanit U-21 ndaj Vllaznisë U-21 duke pësuar rëndë një frakturë në krah.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq, njofton se operacioni sot shkoi me sukses dhe mbrojtësi do t’i nënshtrohet fazës rikuperuese. Saliou është grumbulluar disa ndeshje këtë sezon me ekipin e parë pa mundur të luajë në fushë.
Vlen të theksohet fakti se Sembene ka qenë i preferuar i Ilir Dajës, kur drejtonte Partizanit, duke i besuar në mjaft ndeshje mbrojtësit senegalez.
POSTIMI I PARTIZANIT:
SEMBENE SALIOU OPEROHET NË KRAH
Sembene Saliou i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në krahun e majtë. Mbrojtësi i kuq u dëmtua në ndeshjen e U-21 Vllaznia – Partizani duke pësuar një frakturë të rëndë në krah. Operacioni i kryer ka përfunduar me sukses dhe Saliou do ti nënshtrohet rikuperimit.