Federata Shqiptare e Boksit kishte përzgjedhur tre boksierë për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të 22 vjeçarëve që nis këtë javë në Rumani.
Bëhej fjalë për Krenar Zenelin, Arjon Kajoshin dhe Syrjan Marinaj.
Ky i fundit ka patur probleme me dëmtimin ditët e fundit dhe për rrjedhojë e ka patur të pamundur që të jetë pjesmarrës në këtë eveniment shumë të rëndësishëm pavarësisht dëshirës së tij.
Në këto kushte, drejtuesit e Federatës në bashkëpunim me stafin e ekipit kombëtar, kanë bërë edhe zëvendësimin e tij me një tjetër boksier.
Bëhet fjalë për një tjetër shkodran: Albert Kapaj. 20 vjeçari po gëzon një formë shumë të mirë sportive dhe për rrjedhojë i është bashkuar Zenelit e Kajoshit për të qenë në Europian.
Ai do të tentojë të bëjë më të mirën në këtë kampionat dhe e ka marrë me shumë dëshirë një pjesmarrje të tillë.
© shkodrasport.com