Ditmar Bicaj u dëmtua rëndë në takimin mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, në takimin e luajtur muajin e kaluar.
Mbrojtësi nga Lezha theu në dy vende fibulën (në kavilje), duke e bërë të detyruar operimin. Diçka e tillë ka ndodhur sot, pasi ishte parashikuar për ditët e para të janarit.
Bicaj do të qëndrojë jashtë fushave për tre muaj, me shpresën se 31 vjeçari do rikthehet më i fortë. Skënderbeu renditet në vendin e nëntë me 9 pikë.
Synimi është mbijetesa, teksa shumë ekipe janë në garë./newsport/