Atleti shqiptar Izmir Smajlaj kaloi me sukses operacionin në menisk. 27-vjeçari, i cili garon në disiplinën e kërcimit së gjati dha lajmin në rrjetet sociale.
Ndërhyrja kirurgjikale u realizua nga doktori Kenan Bairakçi. Më pas, Smajlaj do t’i nënshtrohet rehabilitimit.
Njoftimi i Izmir Smajlajt
Jam i lumtur qe me ne fund, ne duar te sigurta te mjekut Z. Kenan Bayrakci operimi perfundoj me sukses .
Tani kam rikuperim e me pas do shihemi serisht ne pisten time te zemres!