Në minutën e 56-të u mbyll miqësorja mes Kastriotit dhe Vllaznisë, me rezultatin 0-1 për shkodranët. Goli u shënua nga blerja e re e shkodranëve, Silva.
Shkaku i përfundimit të parakoshëm të takimit ka të bëjë me dëmtimin që pësoi lojtari i krutanëve, Luis Gjini.
Kastrioti pohon se Gjini ka pësuar frakturë të Tibias në këmbën e djathtë, dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.
Kujtojmë që Gjini u ble para pak ditësh, e si duket është i pafat. Klubi nuk harron t’i urojë atij shërim të shpejtë.
Postimi:
Lojtari ynë Luis Gjini, u dëmtua sot në miqësoren Kastrioti – Vllaznia. Gjini ka pësuar frakturë të Tibias në këmbën e djathtë, dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. I urojmë Gjinit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më i fortë.
Forca Gjini, jemi me ty!