Futbollisti i Memaliajt, Xhulio Mirani, u dënua nga Komisioni i Disiplinës me 4 ndeshje pezullim, teksa pretendohet se është sjell keq ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Pas këtij vendimi, sulmuesi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke bërë ironi therëse në lidhje me këtë vendim. Mirani pretendon, se ka marrë 2 kartonë të verdhë pa protestuar fare ndaj arbitrit.

“Kush i merr këtë vendime kaq të sakta? Paska ndryshuar rregullorja, me 2 kartonë të verdhë kalon në Komision Disipline dhe dënohesh 4 ndeshje.

Si shpjegohet kjo, kur kartonin e dytë e merr për simulim, penallti, pa protestuar fare te arbitri dhe dënohesh me 4 ndeshje. Çdo gjë do të shkojë në drejtësi me filmimet e ndeshjes Butrinti-Memaliaj”, shkruan ai.