Gjatë ditës së sotme nga disa media në vend u përfol se Erzeni rrezikonte të përjashtohej nga “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm. Në këto shkrime nuk bëhej me dije se cila ishte arsyeja por që pritej një mbledhje nga ana e klubit mbrëmjen e sotme.
Dhe pas takimi në mbrëmjen e sotme mes Bashkisë Shijak dhe Shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, është vendosur që shijakasit të jenë pjesëmarrës të rregullt për sezonin 2023/2024 në Abissnet Superiore.
Pas mbledhjes ka ardhur edhe reagimi zyrtarë nga ana e klubit. Nëpërmjet një postiminë kanalin e tyre zyrtarë Erezni hedh poshtë të gjitha spekullimet që janë folur për përjashtimin e mundshëm. Pra, ngërçi është zgjidhur dhe Korabi e Flamurtari do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë sërish.
DEKLARATË
Pas shumë spekulimeve që ka patur së fundmi në opinionin sportiv bëjmë me dije se KF ERZENI gëzon statusin aktual e një prej ekipeve që merr pjesë në “Abissnet Superiore” dhe sezonin e ardhshëm 2023-2024.
Një punë e palodhur dhe investim serioz i drejtuesve, do jetë fokusi për vazhdimin në mënyrë dinjitoze në garat elitare të kampionatit shqiptar të futbollit sipas vendimeve që u morën sot nga bordi, ka shkruar Erzeni në deklaratën e tyre për publikun.