Vllaznia ka rënë në Kategorinë e Parë pas një kohe prej më shumë se 5 dekadash.

Drejtuesit janë në kërkim të një trajneri të ri pas largimi të Ernest Gjokës. Një kandidat potencial, mendohet të jetë ish-lojtari i Vllaznisë Edi Martini.

Në një prononcim për Newsport.al, Martini raporton se të dyja palët kanë patur bisedime, por asnjë nuk është zyrtare.

– Në media është folur se ju mund të emëroheni si trajeri i ri i Vllaznisë për sezonin e ri, a mund të na zbuloni diçka më shumë?

Kemi patur biseda që janë diskutuar shumë gjëra, por ska asgjë zyrtare.

Nëse ju ofrohet posti i trajneri te Vllaznia, a do ta pranonit në këto kushte në te cilat skuadrat gjendet sot?

Kam pasur të tjera plane për të ardhmen time këtë vit, megjithatë duhet të mendohem për gjithçka, përfundon prononcimin e tij për newsport Martini.