Një ngjarje vërtet e rrallë ishte ajo në Champions League mes Manchester City dhe Atalantës e cila përfundoi në barazim 1-1.
Portieri titullar, Ederson, i la vendin Klaudio Bravos në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë vetë Bravo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81-të, për shkak se bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.
Problemi qëndronte se Guardiola nuk kishte më portierë në stol dhe vendosi që në katërkëndëshin e portës të aktivizojë mbrojtësin e njohur Kyle Walker.
Mbi këtë episod nuk mund të qëndronte pa një batutë edhe sulmuesi i Manchester City, Sterling, i cili në një postim në “Twitter”, shkruan: “Unë ty nuk do të besoja që të mbaje as beben time”.