Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur ta gjobise ne shumen 2 milione leke te vjetra klubin e Basanias per sjellje te gabuar te tifozeve duke hedhur sende ne fushen e lojes dhe duke mos garantuar sigurine e zyrtareve te ndeshjes. Te pakten keshtu shkruhet ne vendim, ndonese pamjet filmike te ndeshjes se fundit ndaj Luzit tregojne te kunderten.
Ka qene vetem nje shishe uji e hedhur nga tifozet ne drejtim te gjyqtarit anesor te kesaj ndeshje ne minutat e fundit te saj dhe kjo ka mjaftuar qe arbitri ta ndale takimin dhe ta raportoje tek delegati i Federates. Pamjet filmike jane ato qe e vertetojne kete gje, per me teper qe fusha e Basania ka qene gjithnje model per organizimin e ndeshjes duke mos patur asnje precedent te meparshem.
Rrjedhoje e kesaj sjellje te meparshme dhe pavaresisht se drejtuesve te klubit nuk u ka pelqyer aspak vendimi i sotem i Disiplines, serish ne faqen zyrtare ata kane bere thirrje per ndergjegjesimin e te gjithe sportdashesve per te mos e perseritur nje veprim te tille. Ja çfare shkruhet aty:
“Ndonëse e vlerësojmë si të ekzagjeruar vendimin e Komisionit të Disiplinës & Etikës pranë FSHF, le të shërbejë kjo si një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë sportdashësit tanë, ndaj të cilëve jemi shumë falenderues për masivitetin e madh që na mbështesin.
KUJDES! Çdo veprim i nxituar nga emocionet e pakontrolluara na kthehet në dëm të skuadrës dhe të klubit tonë. Sport & Qytetari- Basania FC”