Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Itali, me një 48-vjeçar, i cili shfrytëzoj në maksimum ngjashmërinë e tij me Pirlon, duke vjedhur disa dyqane të shtrenjta.
Siç rapoton gazeta “La Republica”, 48-vjeçari Alesandro Palaçolo, i cili ngjasonte jashtëzakonisht me Andrea Pirlon, mashtronte pronarët e dyqaneve duke marrë produkte të shtrenja, pa paguar.
48-vjeçari prezantohej si Pirlo dhe zgjidhte të mashtronte dyqanet më të shrenjta të Torinos, Napolit dhe Breshias. Ai merrte çfarë dëshironte dhe partnerja e tij 42-vjeçare, thoshte se Pirlo do të vinte të paguante më vonë. Ngjashmëria e këtij personi me Pirlon ishte kaq e madhe sa që dallimi nuk mund të bëhej lehtë.
Pronarët e dyqaneve bën kërkimet e tyre, pasi faturat nuk u paguan kurrë dhe verifikuan se kishin rënë pre e një mashtrimi të madh. Policia ka nisur kërkimet për 48-vjeçarin, i cili ka pasur një ide gjeniale për të jetuar lehtësisht.