Tirana është eliminuar nga turi i dytë i Champions League nga Crevena Zvezda pasi humbi në shifrat 0-1.
Një humbje kjo e ardhur nga fati pasi bardheblutë mbizotëruan me rastet ndaj kundërshtarëve duke shpërdoruar mundësi të pastra për gjetjen e golit.
Ndërkohë gazetari Helidon Tahiraj, i cili mbështet Partizanin, u shpreh se ndihet i kënaqur nga ky eliminim. Arsyeja?
Gjendet edhe te festa e Marsejës sikur të kishte fituar vetë Champions League duke zbarkuar në shesh menjëherë pasi PSG humbi ndaj Bajernit. Pra rivali i përjetshëm nuk duhet të fitojë para dhe famë për asnjë arsye. /Sport Ekspres/