Nga Endri ÇINARI

Sezonin e kaluar u konsiderua si një dështim tek Vllaznia, duke u larguar që në merkaton e janarit. Fjala është për Darko Dodev, që në merkaton e verës së shkuar u afrua me bujë tek kuqeblutë, por pa arritur asnjëherë të ishte i rëndësishëm. Duke u kthyer kështu sërish në kampionatin e futbollit në Maqedoninë e Veriut.

E duket se tashmë sulmuesi ka gjetur sërish formën e tij më të mirë. Duke qenë i rëndësishëm për skuadrën e tij të Sileks, që këtë edicion po lufton për titullin kampion në vendin fqinj. 26-vjeçari ka shënuar dy herë ditën e djeshme në fitoren 0-2 që Sileks arriti në transfertën e vështirë ndaj Shkupit.

Ky ishte goli i 5-të për Dodev këtë edicion në Maqedoninë e Veriut. Ku është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës, ku më mirë se ish-futbollisti i Vllaznisë ka bërë vetëm Gjorgjievski me 7 gola të shënuar. Këtë sezon Sileks është një ndër pretendentët për titull në elitën e futbolli maqedonas.

Ku pas 15 javësh ata ndodhen në vendin e tretë me 30 pikë të grumbulluara. Po aq sa kanë marrë edhe Shkëndija dhe Gostivari, që aktualisht mbajnë vendin e parë dhe të dytë në tabelën e klasifikimit./www.shkodrasport.com/