Ne ambjentin sportiv shkodran pati edhe te zhgenjyer qe Vllaznia nuk arriti ta kalonte dot AEL Limassol ne turin e dyte te “Conference Leaugue”.

Shume prej tifozeve mendonin se qipriotet nuk kishin asgje me shume sesa kuqeblute dhe ne fakt dy rezultatet 0-1 te dy perballjeve me ta, treguan se diferencat nuk ishin shume te medha ne loje, perpos ne buxhet.

Por ne fakt nuk eshte krejt keshtu. Mbreme eshte luajtur ndeshja e pare e turit te trete te ketij kompeticioni dhe AEL ka pritur ne fushen e tij skuadren azerbajxhanase te Qarabagut.

Dhe ne fakt djemte e drejtuar nga trajneri Kerkez kane qene shume prane fitores. Ata kane kaluar te paret ne avantazh me ane te sulmuesit Scepovic, atij qe i shenoi Vllaznise ne te dy ndeshjet dhe kur u duk se ndeshja do te fitohej prej tyre, miqte kane arritur te barazojne ne minuten e 93-te me ane te Zoubir.

Kjo do te thote se edhe ne Azerbajxhan gjithcka do te jete e hapur sa i takon kualifikimit dhe ky eshte nje tregues se AEL jo me kot ka nje skuader me buxhet shume here me te madh se Vllaznia dhe per kete arsye, ne Shkoder nuk duhet t’u mbese aspak merak kualifikimi./SHKODRA-SPORT.COM/