Gazeta “Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar qe ne rast fitoreje dhe kualifikimi, presidenti Lazer Matija do te akordonte nje super-shperblim per ekipin e futbollit te femrave te Vllaznise dhe ne fakt ashtu ka ndodhur.
Mesohet se menjehere pas kualifikimit ndaj Ferencvarosh, numri 1 i ketij ekipi ka zbritur ne dhomat e zhveshjes dhe ne mes entuziasmit te futbollisteve dhe stafit teknik, u ka akorduar nje shperblim prej 25 mije eurosh.
Padyshim qe ky eshte nje shperblim i konsiderueshem per futbollin e femrave, per me teper qe pjesmarrja e ekipeve ne kete kompeticion nuk sjelle te njejtat te ardhura si ato te ekipeve te meshkujve.
Megjithate presidenti Matija e ka pare te arsyeshme te motivoje edhe me shume vajzat te cilat kane bere nje ndeshje perfekte dhe ndonese kane qendruar 120 minuta ne fushen e lojes, nuk jane treguar ne asnje moment inferiore ndaj kundershtareve hungareze.
Nderkohe qe nga pika e bardhe, futbollistet e Vllaznise jane treguar perfekte duke mos gabuar asnjeren nga tre 11-metershet e gjuajtura, ndersa ne anen tjeter portierja e kuqebluve eshte treguar e shkelqyer duke pritur dy prej tyre te gjuajtura nga futbollistet e Ferencvaroshit.
Ne kete menyre, tashme perpos kualifikimit ne 32 skuadrat me te mira te Europes, futbollistet e Vllaznise do t’i gezohen edhe 25 mije eurove te shperblimit te akorduar nga presidenti i tyre./SHKODRA-SPORT.COM/