Elseid Hysaj fluturoi me skuadrën këtë mesjavë në Angli, aty ku Napoli u përball me Liverpulin. Por, mbrojtësi nuk u përfshi në formacionin e trajnerit Karlo Ançeloti, ndërsa nuk ishte pjesë as e stolit duke zënë një vend në tribunë.
Megjithatë, shkodrani pritet të rikthehet titullar në këtë fundjavë të Serisë A. Napoli do të presë në shtëpi ditën e diel Bolonjën.
Të kaltrit janë në një krizë në kampionat teksa nuk fitojnë prej pesë ndeshjesh dhe kanë rrëshkitur në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit, duke humbur shumë terren me tre vendet e para.
Ndaj fitorja ndaj Bolonjës është jetike dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivit, në fushë do të jetë edhe Elseid Hysaj për të dhënë kontributin e tij./VipSport/