Diten e djeshme eshte hedhur shorti i kampionatit te ri kombetar te futbollit te femrave ne te cilin sivjet do te marrin pjese 10 skuadra. Ajo qe te ben pershtypje nga kalendari, eshte se shohim qe jashte tij eshte ekipi i Murlanit i cili kampionatin e kaluar u rendit ne vendin e 5-te.

Diçka absurde ndonese siç mesohet, drejtuesit e klubit te Murlanit prej kohesh ishin ne kontakt me FSHF-ne dhe kishin konfirmuar pjesmarrjen ne kampionat. Ne fakt, u diskutua shume keto kohe per nje ndarje te skuadrave pjesmarrese ne dy kategori, Superlige dhe Kategori te Pare.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se nje ndarje e tille nuk eshte bere, nderkohe qe pjese e kampionatit perpos ekipeve te klubeve te njohura eshte edhe ai i Kinostudios, i cili nuk i ploteson kriteret e licensimit qe ploteson Murlani.

Kjo ka bere qe ne rradhet e ekipit te Murlanit dhe drejtuesve te tij te kete nje zhgenjim te madh. Per kete arsye, eshte paralajmeruar nje proteste e futbollisteve te ketij ekipi diten e neserme ne orewn 17.00. Kjo sepse Federata Shqiptare e Futbollit po ben çmos ne pamje te pare te rrise numrin e ekipeve pjesmarrese ne kampionat, por nga ana tjeter, çon drejt shkrirjes nje ekip tjeter.

FSHF po kerkon te rrise numrin e vajzave qe merren me futboll, por nga ana tjeter po ua provon kete mundesi atyre qe kane 10-12 vjet qe e ushtrojne kete sport. Diçka absurde ne fakt sepse drejtuesit e Murlanit kane bere nje investim shume serioz si ne infrastrukture ashtu edhe ne ndertimin e struktures se plote te klubit me te gjithe ekipet, si te femrave ashtu edhe te meshkujve dhe krejt papritur gjithçka nis te prishet.

Pjestare te ketij klubi jane te mendimit se kjo eshte nje hakrmarrje e institucionit te futbollit, por sigurisht qe nuk eshte aspak normale sepse ai qe penalizohet ketu eshte futbolli i femrave./SHKODRA-SPORT.COM/