Bllokohet transferimi i Edon Hasanit te skuadra e Sepahan. Mesfushori u largua papritur nga Vllaznia, teksa drejtuesit e klubit shkodran kanë kërcënuar se do ta çojnë çështjen në gjyq. Sepahan ka luajtur dje ndeshjen e radhës në kampionat kundër Saipa. Hasani nuk ishte i grumbulluar, sigurisht, pasi ITC-ja (certifikata e transferimit ndërkonbetar) ende nuk ka kaluar nga Vllaznia te Sepahan. Shkodrani ka udhëtuar me ekipin, por ka qëndruar në tribunë përgjatë gjithë ndeshjes, edhe pse klubi i Sepahan priste ITC-në për aktivizimin e Hasanit dje kundër Saipa.
Një gjë e tillë do të thotë se Vllaznia ka bllokuar për momentin transferimin e Edon Hasanit. Kjo gjë nënkupton faktin se mesfushori nuk ka pasur ndonjë “klauzolë” se mund të largohej nga klubi kuqeblu nëse do t’i vinte një ofertë nga jashtë vendit.Nëse do të ekzistonte një “klauzolë” e tillë, Vllaznia do të ishte e detyruar që të dërgonte dokumentacionin për transferimin e Hasanit. Tashmë kjo çështje pritet të jetë më “e nxehta” në merkaton e janarit. Do të largohet apo jo Edon Hasani nga Vllaznia? vipsport.al