Ekipet shqiptare kanë nisur të pastrojnë radhët e tyre, pasi po bëhen gati për merkaton e janarit. Ekipi verilindor njihet për ndërhyrjet e fuqishme, ndërsa trajneri Armando Cungu ka trashëguar afrimet e ish-teknikut Peter Pacult.
Tekniku shkodran e ka pranuar se nuk është i kënaqur me disa nga lojtarët që ka gjetur në skuadër, prandaj në janar do të mundohet që të bëjë afrimet e duhura.
Emri i dytë që ka dalë jashtë planeve është mesfushori Oumar Toure. Ai erdhi me bujë te Kukësi duke qenë se vjen i huazuar nga Juventusi, por nuk ka bindur askënd deri tani.
20-vjeçari nuk po grumbullohet nga numri një i pankinës dhe nuk ka debutuar ende në kampionat, por ka luajtur vetëm në dy ndeshje në Kupën e Shqipërisë për 180 minuta.
Guineasi me shumë mundësi do të largohet që në merkaton e janarit në mos më herët nga skuadra nënkampione e Shqipërisë. Ai liron një vend si ekstrakomunitar që është mjaft i vlefshëm për Kukësin.
Pas arritjes së marrëveshjes për prishjen e kontratës me Haris Harbën, guineasi mund të jetë i dyti që do të largohet. Lista e Kukësit nuk mbaron këtu, pasi priten dhe spastrime të tjera në janar./telesport/