Pasi Ismet Munishi ka dhënë dorëheqjen nga Feronikeli, skuadra nga Drenasi është vënë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri që do të marri drejtimin e skuadrës.

Sipas të gjitha gjasave, një tjetër trajner shqiptar do t’i bashkohet kampionatit kosovar. Behet fjale per nje ish- futbollist te Vllaznise.

Klodian Duro mund t’i bashkohet Feronikelit, duke marrë drejtimin e kësaj skuadre. Në një prononcim për “Sport News” e pranoi se ka pasur kontakte me klubin e Feronikelit, megjithëse mungon ende zyrtarizimi.

Duro ka debutuar si trajner te Kukësi, teksa ka arritur të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë.

Klubi nga Drenasi mbetet në garë për të marrë kryesimin në “Vala Superliga”, pasi është vetëm 6 pikë larg Dritës.